top of page
< Prapa

Të jetosh pa frikë - Letërsia si akt lirie

17:30 - 19:30

Një mbrëmje ku fjala nuk është thjesht letërsi, por frymëmarrje.  Poetja laureate Rita Petro, një zë i guximshëm që për dy dekada ka sfiduar heshtjen dhe ka thyer kufijtë e së pathënës jo vetëm në letërsi, vjen në një takim të hapur me bashkatdhetarët në Toronto.  Mes vargjeve dhe rrëfimeve, ajo sjell të vërteta që provokojnë, por dhe çlirojnë, duke e kthyer letërsinë në një hapësirë lirie, ku çdo shpirt mund të njohë veten.  Një takim për të dëgjuar, për të bashkëbiseduar lirshëm, për t’u frymëzuar dhe gjetur kurajë, ndoshta dhe për të mos rënë dakord, por kurrë për të mbetur indiferent karshi temave të emancipimit si shoqëri.

  • LinkedIn
  • Facebook
  • Instagram

@2026 Festivali Shqiptar i Librit

Mundësuar nga

bottom of page