

sht, 09 maj
|Barrett Centre For Technology Innovation
Të rrëfesh dhe të rrëfehesh
Bisedë me shkrimtarin dhe eseistin Ardian Vehbiu, e moderuar nga Ajkuna Dakli
Koha & Vendi
09 maj 2026, 3:00 m.d. – 5:00 m.d.
Barrett Centre For Technology Innovation, Silver Bell Ln, Etobicoke, ON M9W 5L7, Canada
Reth Eventit
Kufijtë mes letërsisë së trilluar, ose fiction dhe memuaristikës dhe autobiografisë nuk janë më ato të gjysmë shekulli më parë, teksa autorët ndihen gjithnjë e më mirë duke rrëfyer për jetën e tyre, ose duke u rrëfyer. Kjo prirje tashmë e konsoliduar në letërsinë botërore po shfaqet tani edhe në letrat shqipe si risi në statusin e prozës letrare, por edhe si ftesë për ta ri-diskutuar marrëdhënien mes letërsisë, vërtetësisë dhe së vërtetës historike, brenda kornizës së qasjeve të reja teoriko-letrare.